Fjalimi përshëndetës i Amir Or, fitues i ,,Kurorës së artë” i vitit 2020

Të nderuar anëtarë të Këshillit për çmimin ,,Kurora e artë”, të nderuar kolegë maqedonas dhe lexues, miq të dashur,

Më së pari më lejoni ta shpreh falenderimin tim të sinqertë dhe nderin që ma keni bërë duke ma ndarë këtë çmim prestigjioz të poezisë, Kurora e artë. Ndjehem thellësisht i privilegjuar dhe i nderuar që bëhem anëtar i një grupi të përzgjedhur laureatësh që më paraprinë. Kjo traditë filloi këtu, në vendin që e lartëson dhe e do poezinë, në qytetin që është vendlindja e themeluesve të poezisë maqedonase, vëllezërve Miladinov, qyteti që në kohët moderne është nismëtari i ripërtëritjes së agorës së poezisë të cilën e përfaqësojnë Mbrëmjet Strugane të Poezisë. Dhe, pa dyshim, kjo traditë e vendos Maqedoninë e Veriut në një piedestal nderi në fushë të rëndësisë kulturore në Evropë, por edhe të qytetërimit njerëzor.

Nuk mund ta shpreh sa emocione dhe kënaqësi më shkaktoi lajmi për marrjen e çmimit. Struga është gërshetuar në udhëtimin tim poetik mbi 20 vjet, prej se libri im ,,Duke u prridhur, frymoj ujë të gjallë” u botua në ,,Plejadë” në vitin 2000, shumë vite më herët para se poezia ime e zgjedhur të botohej në gjuhën serbe ose bullgare. Isha një dëshmitar plot admirim në këtë tubim vjetor të përfaqësuesve të shquar të Republikës sonë ndërkombëtare të poezisë, kur Bonfua, Transtromeri dhe miku im V. S. Mervin ishin fitues të kurorës prestigjioze të poezisë, dhe me kthimin tim këtu në vitin 2020 si laureat, po e ndjej se vepra ime është shpërblyer për shkak se këtu ka vesh të mprehtë dhe dashuri për poezinë. Kur kthehem në Strugë dhe Ohër, e di se jam midis njerëzve që lexojnë poezi, njerëz me një shije të rafinuar për poezi, të cilët kanë nevojë dhe respekt për artin e poezisë, njerëz që e kuptojnë vlerën e saj të thellë dhe domethënien unike, plot me urti, bukuri e dialog, me imagjinatë dhe kreativitet, si dhe me lirinë që na e jep të mendojmë dhe të ndjejmë.

Përveç kësaj, si izraelit, nuk mund të harroj se njerëzit e mi, hebrenjtë, kanë ardhur në këtë vend që nga viti 1800 dhe kanë dhënë shumë kontrubut. As nuk mund të harroj se historia e tyre e gjatë këtu përfundon në Luftën e dytë botërore, kur në vitin 1943 pothuajse të gjithë hebrenjtë nga Shkupi, Manastiri dhe Shtipi, burra, gra dhe fëmijë, u internuan në Treblinka dhe u vranë në dhomat e gazit. Një numër i vogël hebrenjsh të rinj që i shpëtuan këtij fati u bashkuan me partizanët dhe shumë prej tyre e dhanë jetën së bashku me bashkëluftëtarët e tyre maqedonas kundër fashistëve. Si kujtim për ta, unë do të dëshiroja ta shpall këtë moment, kushtuar anës së ndritshme të jetës njerëzore, si një hap tjetër drejt ripërtëritjes së lidhjes sonë të përbashkët. Faleminderit!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Address: P.O. Box 109
  • Str. Brakja Miladinovci nr.5
  • 6330 Struga
  • Republic of North Macedonia
  • Phone: ++389 46 786 270
  • Fax: ++389 46 786 280
  • Email: struga@svp.org.mk
Copyright 2020 | All Rights Reserved | Струшки вечери на поезијата
©